Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e vendosjes në qytetin e Prizrenit të shtatoreve të tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, ka thënë se këto shtatore përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përballë rreziqeve të kohës. Duke e konsideruar këtë ditë, të veçantë për Prizrenin dhe gjithë kombin shqiptar, Veseli tha se në mesin tonë po kthehen të përjetësuar tre baballarë të kombit, të cilët nisën rrugëtimin me idenë e lirisë dhe të shtetit kombëtar të shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …