Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, ka folur për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Haradinaj, në këtë konferencë ka thënë se është gabim të mendohet për zgjidhje territoriale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, asnjë centimetër e tokës së Kosovës nuk do të merret dhe se 17 Shkurti nuk do të preket. “Kush mendon që merr tokë prej Kosovës e ka gabim. Asnjë centimetër prej Kosovës nuk do të merret. Kjo është tokë e Kosovës e lame me gjak. As 17 Shkurti nuk do të preket. Serbia nëse do le të na njohë. Është gabim të mendohet për zgjidhje territoriale mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …