leoni

Në Ditën e Shkollës në Llaushë, kujtohet mësuesi Halit Geci

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në organizimin e Ditës së Shkollës në Llaushë, që mban me krenari emrin e mësuesit Halit Geci. Kryetari Jashari, ka thënë se kaluan më shumë se dy dekada nga vrasja e tij, e do të kalojnë edhe shekuj, por mësuesi Halit Geci do të mbetet gjithmonë në mendjet tona, në kujtesën heroike, për veprën e tij të palodhshme që nën terrorin e asaj kohe të edukonte nxënësit e tij. Ngjarja e 21 viteve më parë, të aksionit të ndërmarrë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndaj makinerisë vrastare serbe të asaj kohe, dhe vrasja e mësuesit Halit janë të freskëta në kujtesën tonë kolektive, ka thënë kryetari i Skenderajt, Jashari, duke shtuar se varrimi i mësuesit i bujshëm, pasi do të shënonte në histori momentin e daljes për herë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sot, në Shkollën Fillore “Halit Geci” në Llaushë, në praninë e nxënësve, prindërve, kolektivit të shkollës, ish komandantit të Brigadës 112 të UÇK-së, Jetullah Geci, e gjeneralit të FSK-së, Xhevahir Geci, duke shënuar ditën e shkollës, kemi kujtuar edhe mësuesin e urtë Halit Geci. Do të punojmë se bashku më shumë për një arsim më të mirë, më cilësor, që nxënësve t’u krijojmë kushte të përshtatshme të mësimit, në mënyrë që pasi të jenë arsimuar, t’i shërbejnë vendit tonë të dashur. Bekuar qoftë emri yt, mësues Halit!”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …