Nuk e japim ujin që rrjedh në bjeshkët tona ishte motoja e protestës nga qytetarët e Komunës së Junikut

Në oborrin e Komunës së Junikut u protestua kundër punimeve të cilat po bëhen nga kompania K.R.U GJAKOVA e cila po bënë shtrirjen e gypave për fshatrat e Rekës së keqe. Ku si burim kjo kompani po tenton ta marr burimin e Erenikut të Vogël i cili gjendet në territorin e Komunës së Junikut dhe i cili është jetik për banoret e Komunës së Junikut. Organizata jo qeveritare, shoqëria civile, bizneset, bujqit dhe qytetar të shumtë, të gjithë ishin të pajtimit që këto punime të ndalen menjëherë dhe të përdoren burime tjera. Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Junikut, Myrtë Velijaj shpalosi projektin të cilin Kryetari i Komunës Agron Kuçi, së bashku me stafin e tij dhe ekspertët ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës projektin për ndërtimin e digës së Ujëmbledhësit me kapacitet për furnizim me ujë më mbi 60 mijë banorë, ku do të zgjidhej problemi edhe për fshatrat në rrethinën e Junikut. Protesta ishte paqësore, ndërsa Komuna e Junikut premtoj se do të përcjell çdo rrugë ligjore për të parandaluar dëmtimin e rrjedhave të burimeve të ujit, Gjithashtu u zotua se do të bëjë përpjekje për të realizuar projektin për ndërtimin e digës së ujit në bjeshkët e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …