leoni

Kryetari Muharremaj, kremton festën e flamurit me bashkatdhetarët tanë në Trevizo të Italisë

I ftuar zyrtarisht nga Shoqata shqiptare e bashkatdhetarëve tanë “Zëri i Atdheut” në Trevizo të Italisë, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, po qëndron në këtë qytet ku po takon qytetarë të shumtë nga Republika e Kosovës dhe nga Komuna e Suharekës. Ai atje po merr pjesë në aktivitete të ndryshme me rastin e festës së flamurit  28 nëntori dhe po mbështet moralisht të gjithë bashkatdhetarët tanë. Lidhur me këtë vizitë, kryetari Muharremaj në adresën e tij në fcb nga Trevizo shkruan:

“Shoqata “Zëri i Atdheut” në Trevizo të Italisë nga e cila kam marrë ftesë zyrtare, po vazhdon përgatitjet për festën e 28 Nëntorit e cila fillon sot ora 14:00. Në funksion të kryetarit të komunës, meqë ka shumë bashkatdhetar në këtë zonë nga Suhareka, kam ardhur ti mbështes moralisht dhe ti falënderoj për kontributin e tyre ndaj atdheut.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …