Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve nis shënimi i 50 vjetorit të Demonstratave të vitit 1968

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale, zëvendësministri Xhavit Zariqi, shoqata të dala nga lufta ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968, këtë të hënë kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizajt, për të përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë që po e gëzojmë sot. Demonstratat e vitit 1968, kanë mbetur në memorien kolektive, si kthesa ndër më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës. Që nga ajo kohë, shumë gjenerata kanë bartur mbi supe, idealin e këtyre demonstratave deri në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjatë ditës u bënë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore, ndërsa në orën 17:00 do të mbahet një Akademi Përkujtimore në tetari e qytetit “Adriana” në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …