Kryeministri, Ramush Haradinaj, deklaron se anëtarësimi në Paktin Veri-Atlantik mbetet synim parësor dhe strategjik i Kosovës. “Takim përmbajtësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, me të cilin biseduam për sigurinë në vend dhe theksova se institucionet tona janë të përkushtuara që në bashkëveprim me KFOR-in të garantojnë paqe dhe stabilitet për të gjithë,” ka shkruar Haradinaj. Sipas tij, falë NATO-s është ngritur një forcë solide e sigurisë, multi-etnike, profesionale sipas standardeve të NATO-s, e cila me sukses të plotë i është qasur tranzicionit. “Vazhdimi i mbështetjes së NATO-s për FSK-në është thelbësore për Kosovën, e cila ka dëshmuar pjekuri dhe është e gatshme të kontribuojë në ofrimin e sigurisë rajonale dhe globale”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …