Arsyet e emërimit të Gëshkovskës ishin që të fshihet burimi real i vrasësit, pra prokurorja të mbulojë urdhërdhënësin e vrasjes së peshkatarëve – Mikajllovin, të fshihen faktet dhe realitetet e këtij krimi dhe të dënohen me burgim të përjetshëm shqiptarët të pafajshëm.
Vrasja e peshkatarëve sllavo-maqedonas në Smilkovc, prej fillimit, si krim makabër që ishte, tregonte me gjishtin te dora e përgjakosur e shërbimit sekret sllavo-maqedonas. Jo vetëm sepse shqiptarët asnjëherë nuk kanë vrarë civilë sllavo-maqedonas, por edhe për shkak të vrerit të institucioneve sllavo-maqedonase që nuk kanë kursyer të dënojnë shqiptarë të pafajshëm me burgime drakonike të përjetshme.
Ishte më një shënje që në javët e para pas vrasjes se para kësaj vrasjeje qëndronte pushtetin sllavo-maqedonas: kur Ministria e Puneve të Brendshme kishte refuzuar ekspertizën e oficerëve të FBI-së dhe kishte pranuar ekspertizën e shërbimit serb në “hetimin” e rastit. “Normalisht” se pushteti sllavo-maqedonas nuk kishte pranuar implikimin e FBI-së në hetim, sepse nëse do të hetonte FBI-ja, ajo do të zbulonte qartazi se shërbimi maqedonas është implikuar në vrasje!
Më pas organizua fushatën e terrorit shtetëror sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve, të akuzuar kinse kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc me motivacion “terrorizmin islamik”. Absurdi i absurdit është se u arrestua për “terrorizëm” edhe gjyshja 60-vjeçare, sepse asaj iu gjet nje armë në shtëpi, ndërsa dihet shumë mirë se në IRJM nxitësit e “terrorizmit islamik” janë nëpunësit e shërbimit sekret sllavo-maqedonas, të punësuar rregullisht në DBK.
Në këtë peisazh montimësh makabre del në pah emërimi i prokurorës Geshkovska nga Mikajllovi në këtë post. Arsyet e këtij emërimi ishin që të fshihet burimi real i vrasësit, pra prokurorja të mbulojë urdhërdhënësin – Mikajllovin, të fshihen faktet dhe realitetet e këtij krimi dhe të dënohen me burgim të përjetshëm shqiptarët të pafajshëm. Mikajllovi është ushtruesi i të gjitha montimeve dhe dënimeve të shqiptarëve të pafajshëm në këtë “shtet” artificial dhe kolonial sllavo-maqedonas dhe ai do të duhej të ndodhej në burgim të përjetshëm e jo shqiptarët e pafajshëm nëse do të ekzistonte më të vërtet drejtësi në krijesën shtetërore pa emër dhe pa identitet. Kurse Geshkovska është këlyshja e Mikajllovit, vegla e tij për të ushtruar terror shtetëror ndaj shqiptarëve. Në një shtet normal, ajo do të duhej se paku të detyrohet të mos ushtrojë aktivitete juridike, ne mos do të duhej të dënohet edhe ajo me burg për trafikim të ndikimit.
Pra, Gëshkovska është këlyshja e Mikajllovit! Ja pse “Monstra” është montim i DBK!
Ta shkulim nga themele “shtetin” sllavo-maqedonas, kolonialist dhe antishqiptar, shtet i kapur nga shërbimet sllavo-maqedonase! Nuk ka shpëtim tjeter përveç shpartallimit të tij! Rroftë Shqipëria Etnike!
Rumani, prill, 2015