leoni

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçani

E udhëhequr nga kryesuesi i asamblesë komunale në Deçan Haki Shehaj është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2019,

  3. Shqyrtimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve,

  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Deçanit,

  5. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të pasurive dhe detyrimeve të Ndërmarrjes N.SH.P. UJËSJELLËSI & HIGJIENA për periudhën deri me 31 gusht 2018,

  6. Shqyrtimi i kërkesave dhe

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar dhe kanë marrë edhe dritën e gjelbër për diskutim në seancën e rregullt te asamblesë. Ndërsa me rekomandim të kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe aprovim të KPF-së, për seancën e rregullt të Asamblesë komunale e cila do të mbahet me datë 30.11.2018, si pikë e rendit të ditës është kërkuar që të diskutohet Raporti i Përformancës së Komunës për vitin 2017 si dhe Plani i veprimit për transparencë dhe aktivitete komunale për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …