Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët  “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi u shpreh se sot nënshkruajta kontratën për ndërtimin e shkollës “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Kjo shkollë është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe unë jam krenar që po fillon të realizohet tash.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, …