Kryetari Jashari takon pjesëtarët e ish-Batalionit Gardist të Zonës së Parë të Drenicës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur pjesëtarët e ish-Batalionit Gardist të Zonës së Parë të Drenicës, Isuf Hoti, Fehmi Morina, Bali Goxhuli dhe Adem Beqiri, që shërbejnë dhe punojnë në vende të ndryshme. Për këto ditë të festës sonë kombëtarë, ata janë bërë serish bashkë, për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

“Uruam njeri-tjetrin për Ditën e Flamurit, dhe uroj që gjithmonë të jemi të bashkuar” , ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …