Malisheva nderoi dëshmorët për nder të festës së 28 Nëntorit

Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës, me një varg aktivitetesh të mbajtura, i ka përkujtuar dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për vendin, ndërsa muaji nëntor, u vlerësua si muaji më i rëndësishëm për shqiptarët, e në veçanti data 28 e nëntorit, në të cilën lidhen ngjarje të shumta në historinë e popullit shqiptar. Aktivitetet e ditës, kanë filluar me një mbledhje solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, në të cilën kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, foli për rëndësinë e 28 Nëntorit, që nga Skënderbeu, për të vazhduar me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, për të vazhduar me datëlindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, e deri në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor të vitit 1997. Për rëndësinë e kësaj date, ka folur edhe kryesuesi i Kuvendi të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, i cili gjithashtu në mënyrë kronologjike, i përmendi ngjarjet e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, deri në ditët e sotme. Pas mbledhjes solemne, aktivitetet kanë vazhduar me nderime dhe vendosje të luleve pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, pastaj në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë, për ti përfunduar me nderime dhe homazhe në Prekaz. Po ashtu në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, janë zhvilluar edhe aktivitete të shumta kulturore dhe sportive në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …