Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cupci dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario. Ndërrimi i tyre bëhet në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, kampi ‘Film City’. Kjo ceremoni mbahet në ora 11:00. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
