E arritur e madhe dhe gëzim i madh që edhe pjesa më e madhe e Shqiperise se pushtuar (pas Shpalljes se Pavaresise), sot mund ta festoje dhe uroje Kryediten e Shqiperise dhe te shqiptareve, 28 Nentorin… Kenaqesi dhe e mbrrime edhe me e madhe eshte qe shenimi me veprimtari te ndryshme kulturore e atdhetare, festimi dhe urimi i kesaj DATE madhore, 28 Nentorit, po behet tradite e bukur qe ka hyre ne çdo shtepi e familje… Madje, kjo DITE e MADHE e Shqiperise dhe e shqiptareve po merr vendin qe i takon nder shqiptare, po behet KRYEFESTA dhe KRYEDATA jone…
Por, aty-ketu vrehet nje “keqkuptim” dhe keqprezantim i kesaj DITE, 28 Nentorit!… Na bie shpesh te shohim te shkruar dhe te degjojme: “Urime Diten e Flamurit”! Jo, dhe perseri JO, shoke e miq, motra e vellezer! Flamuri yne, sipas studjuesve te heraldikes daton dhe dokumentohet qe nga shek VI para eres sone… Do te thote qe Dita e Flamurit shqiptar nuk eshte 28 Nentori 1912… Flamuri yne eshte te pakten 2600 vjeçar ose 26 shekuj. Dita e Flamurit do te jete dhe duhet te jete Dita e çlirimit dhe e bashkimit te çdo pellembe te tokes shqiptare ne nje shtet te vetem…
Prandaj, te perpiqemi ta kuptojme drejte dhe sakte 28 Nentorin e Ismail Qemalit. Me 28 Nentor te vitit 1912, siç e dime dhe siç eshte e verteta, ne Vlore u mblodhen ne Kuvend delegatet nga te kater vilajetet (krahinat) e Shqiperise e nga mergata shqiptare dhe e Shpallen Pavaresine e Shqiperise ose e Shpallen Shqiperine te Pavarur (te “mosvarme). Platforme e ketij Kuvendi ishte programi i Beselidhjes se Prizrenit. Shtetet shoviniste fqinje, te mbeshtetura me te gjitha format dhe mjetet nga Fuqite e Medha (Rusia cariste…) sulmuan Shqiperine e çliruar nga zgjedha shekullore otomane dhe pushtuan e i bene cope-cope me shume se dy te tretate e Shqiperise! Nje pjese e Shqiperise ishte pushtuar dhe djegur e shkrumbuar gjate gjate viteve 1876-1878 (Lufta serbo-otomane) dhe nje pjese i ishte falur Malit te Zi me vendimet e Kongresit te Berlinit! Megjithate, edhe ne keto kushte te renda, me shume ushtri pushtuese neper kembe dhe me nje ushtri otomane qe edhe ne ikje ndermmerrte veprime kunder shqiptareve dhe Shqiperise, perfaqesuesit e popullit shqiptar, burrat dhe grate e Shqiperise, nuk hoqen dore dhe nuk u ligshtuan, por vepruan me shpejtesi, me mençuri dhe trimeri dhe e Shpallen Shqiperine te Pavarur… Pra, ky ishte dhe ky eshte 28 Nentori i 1912. Perpjekjet dhe lufta per ruajtjen e ati shteti te vogel (nje e treta e Shqiperise!) dhe per çlirimin e dy te tretave te Shqiperise se pushtuar nga shovinistet fqinj u mbeteje brezave qe vinin… Shteti i vogel shqiptar u gjend ne teh te shpates gjate Luftes se Pare Boterore, ndersa Shqiperia e pushtuar njohu terrorin, debimin e popullates dhe gjenocidin nga serbet, greket dhe malazezet. Mendjendriturit si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Sylejman Delvina, Bajram Curri, Çerçiz Topulli, Isa Boletini e shume atdhetare e shpetuan ate shtet te vogel nga kafshimi i metejme dhe nga zhberja… I kercenuar per zhberje shteti i vogel shqiptar ishte edhe gjate Luftes se Dyte Boterore, e cila deri diku ishte vendimtare per fatin e shtetit tone shqiptar, por edhe per nje pjese te mire te popullit te pushtuar shqiptar… Ishte Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe mendja e guximi i Enver Hoxhes, udheheqes politik, shpirteror dhe Komandant i Pergjithshem i LANÇ-se, qe e radhiten popullin shqiptar dhe shtetin tone te vogel perkrah aleateve dhe frontit boteror kunder nazifashizmit dhe e shpetuan nga zhberja… Ishte pjekuria dhe mençuria e Enver Hoxhes, qe dergoi brigadate partizane ne viset shqiptare te pushtuara nga Jugoserbia dhe i lidhi shqiptaret me luften antifashiste e antinaziste… Ndryshe, ushtria e Titos dhe shteti i tij, qe edhe ashtu bene krime e masakra te papara mbi shqiptaret, do te silleshin me shqiptaret si me gjermanet e Vojvodines ose si greket neofashiste me shqiptaret e Shqiperise se Poshtme (Çamerise)! Fitorja e LANÇ ishte fitore e madhe per shtetin shqiptar dhe per mbare Shqiperine. Prandaj, sot mund te perfundojme, pa u trembur se bejme gabim, qe 28 Nentori i Krujes dhe 28 Nentori i Vlores, pa 28 Nentorin e Tiranes, perkatesisht 29 Nentorin e vitit 1944 dhe pa Epoken e Enverit do te mbeteshin si data dhe si ngjarje qe “na ishin njehere”! Kurse 28 Nentori i Adem Jasharit dhe i LPK-UÇK-se veshtire se do te vinte, siç erdhi i bardhe per nje krahine te madhe te Shqiperise se pushtuar, qe sot e quajme “gabimisht” Kosove (shtet i Kosoves)! Ne rruge te mbare dhe ne shtigje te lirise po ecen edhe Maqedonia shqiptare…
E shkrova kete tekst dhe u zgjata pak per te perfunduar se: Kryedata e Shqiperise dhe e shqiptareve, 28 Nentori, me shume se feste per t’u festuar dhe per t’u uruar eshte DETYRIM kombetar dhe politik per t’u anagzhuar me mendje, me pene e me te gjitha mjetet qe na vijne perdore ne kohe dhe rrethana te ndryshme per ta ber Shqiperine SHQIPERI, te pakten ne kufijte e Shpallur nga Kuvendi i Vlores… Nuk po kerkon kush “Shqiperine e Madhe” qe perfshin gati gjithe Ilirine (Ballkanin), por kete Shqiperine e vogel qe banohet edhe sot nga shqiptaret… Gezuar! E paqim per jete Shqiperine tone me shqiptare dhe te bashkuar ne nje shtet!