Në Kosovë sot asnjë institucion publik nuk do të punojë, për arsye se është dita e Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori. Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi. “Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP-it. Ndryshe, 28 Nëntori zyrtarisht nuk hyn në kalendarin e festave zyrtare por sipas Ligjit është ditë memoriale.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …