Afganistani, 40 vjet luftë e një populli të pamposhtur kundër dy superfuqive botërore

Afganistani, 40 vjet luftë e një populli të pamposhtur kundër dy superfuqive botërore

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF, ka bërë të ditur se  viti 2018, në Afganistan, është regjistruar me  një thatësirë ​​e madhe si kurrë më parë. Në deklaratë thuhet se rreth gjashtë milionë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, raporton Anadolia. Alison Parker, përfaqësues i UNICEF në Afganistan, tha se konflikti i armatosur në atë vend, të cilat kanë qenë të vazhdueshme për 40 vjet  kanë lënë pasoja të tmerrshme për të gjithë njerëzit, veçanërisht për fëmijët. Viti 2018 ishte veçanërisht e vështirë për shkak të dhunës, konfliktit, thatësirës së lartë, mungesës së ushqimit dhe rritjes së varfërisë. Më shumë se tre milionë fëmijë nuk mund të ndjekin shkollën, nga të cilat gati 60 për qind janë vajza.

Në tre muajt e parë të këtij viti gati 5.000 fëmijë u vranë dhe u plagosën, gjë që është e barabartë me numrin e vitit të kaluar.

Lufta e dy fuqive më të mëdha të botës, në fillim Bashkimi Sovjetik e sot Amerika,  në vitin 2019 do të hyjnë në vitin e 40-të. Zëdhënësi i UNHCR Babar Baloch tha se agjencia nisi një sulm ajror mbi ndihmën për të ndihmuar njerëzit e Afganistanit që po përballen me konfliktin dhe thatësirën. ( Al Xhazira-RKL)

40 vjet luftë heroike e mbarë një populli për ta ruajtur dinjitetin, kombin, gjuhën, fenë, traditat, janë faktet që tregojnë se vullneti i popullit për të jetuar i lirë, sipas kulturës e bindjes së tij, është vullnet i pamposhtur, në këtë rast  është ADN-ja kombëtare e njerëzore e një populli historik, i cili shtetin e vet të parë e ka themeluar para 2.500 viteve, duke ndërtuar thellë në qenie bazamentin e kulturës autentike, e cila nuk ndërron kah fryn era, por përballet me tërë fuqinë e vet  dhe nuk ka forcë që e shkul me rrënjë, sepse ka rrënjë mijëravjeçare.

40 vjet luftë e një populli heroik kundër tërë botës, kundër dy fuqive më të mëdha imperialiste të botës,  këtë mund ta bëjë vetëm një popull i pamposhtur, pavarësisht luftës së ndyrë speciale që bëjnë mediet e maga-kapitalit botëror,   duke i paraqitur luftëtarët e lirisë, terroristë, gjakësorë, dhunues, fyerje e përbuzje të tjera, për të mbuluar krimet e shëmtitë e tyre monstruoze,  vrasjen e më shumë se 800.000 fëmijëve dhe disa miliona pjesëtarëve të këtij kombi heroik.

Dhe, bota e quajtur përparimtare e demokratike hesht, sepse po thuajse ka vdekur krejtësisht ndërgjegjja humane, ka vdekur ajo, e cila mbanë baraspeshën e jetës dhe i jep kuptim asaj.

Propaganda, në këtë rast antinjerëzore, ka bërë të veten dhe ka arritur që luftëtarin “taliban” ta përshkruajë si monstrum, sepse “vret veten dhe të përvëlon ty”, sepse nuk ka armë as forcë të luftojë ndryshe, të luftojë i barabartë, sepse lufton një kundër njëqindëve, lufton edhe kundër mercenarëve e vasalëve nga radhët e veta, të cilët çdo regjimi të huaj i kanë thënë dhe i thonë, “bujrum, lepe-peqe”.

Shembulli i Afganistanit është shembulli unik i luftës pushtuese, e cila kurrë nuk kurorëzohet me sukses. Nuk është me rëndësi sa forcë numerike disponon një popull, por është me shumë rëndësi sa ka forcë mobilizuese brenda vetes, sa ka dinjitet, nder, respekt për veten, kulturën, traditën dhe fenë e vet dhe sa është i gatshëm të sakrifikojë për t’ i ruajtur ato vlera autentike, të cilat bota tjetër, bota e forcës shkatërrimtare e virulente nuk i pranon, sepse i bëhen pengesë në përpjekje për ta sunduar botën, sipas bindjes, fesë dhe vullneti të vetë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …