Fatmir Limaj thotë ambasadorët i njoftuam me të gjithë historinë që ka çuar deri në krijimin e delegacionit

Limaj: 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët ndër breza

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Përmes një deklarate për medie, ai ka vlerësuar se 28 Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. “Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët ndër breza. Sot shqiptarët anekënd botës festojnë 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar ne sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe i shërbyen kësaj dite në etapa të ndryshme. Të gjithë qytetarëve urime Festa Kombëtare e 28 Nëntorit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …