BE: Italia duhet të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin e saj për vitin 2019 për të shmangur veprimet ndëshkuese

BE: Italia të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin për vitin 2019 për të shmangur veprimet ndëshkuese

Italia duhet të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin e saj për vitin 2019 për të shmangur veprimet ndëshkuese nga Brukseli, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis. Ekzekutivi i Bashkimit Europian kërcënoi se do të ndërmarrë masa kundër Romës sepse po planifikon një deficit prej 2,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin e ardhshëm, duke shkelur rregullat e eurozonës mbi buxhetin. Në ditët e fundit, duket se Roma po shqyrton të ndryshojë shpenzimet në mënyrë që të ulë deficitin e planifikuar me 0,2%. Por kjo përpjekje nuk është mjaftueshëm. “Është e qartë që duhet një korrigjim thelbësor i trajektores fiskale, jo margjinal”, tha Dombrovskis për gazetarët në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …