Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Në nderin dhe përkujtim të kësaj dite të rëndësishme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Fillimisht Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të organizojnë një aktivitet prezantues ushtarak nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës. Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas tyre data ishte zgjedhur regjimi komunist dhe nuk duhet të përfillet, edhe pse ishin partizanët komunistë ata që e çliruan Shqipërinë, ndërsa të djathtët, demokratët e sotëm asokohe ishin me forcat fashiste italiane dhe ato naziste gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …