Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë pjesë sot në hapjen e Konventës së Klubit të Prodhuesve. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi, ku ka shtuar se është kënaqësi të shohësh përkrahjen që po u jipet produkteve vendore nga qytetarët. Sipas Shalës, patriot është ai që hap vende të reja të punës dhe konsumon produkte vendore. “Sot morra pjesë në hapjen e Konventës të Klubit të Prodhuesve. Është kënaqësi kur sheh që përkrahja e produkteve vendore nga ana e qytetarëve ka marr përmasa të jashtëzakonshme. Patriot për mua është ai që sot, hap vende të reja të punës, konsumon produkte vendore, dhe ndikon në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, e më këto ndikon në mos ikjen e të rinjve tanë nga vendi. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e angazhuar shumë që të jetë krah i prodhuesve vendor, duke punuar bashkërisht që Kosovën ta bëjmë model për zhvillim. Po punojmë shumë që të kemi një ekonomi bazuar tek nxitja e investimeve prodhuese dhe tek një vizion i ri për mënyrën se si Kosova mund të shfrytëzojë potencialet që i ka. Konsumatori ynë, partnerët tanë tregtarë, nuk duhet ta kenë asnjë dilemë sa i përket cilësisë së produkteve tona. Prandaj unë kërkova rritjen e cilësisë, e cila ka shumë rëndësi sot, por po ashtu bëj apel tek qytetarët që të konsumojnë produkte vendore”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …