Vepër arti në kujtim për fëmijët nxënës të vrarë të Familjes Jashari

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në oborrin e Shkollës Fillore “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, është përuruar vepra e punuar nga arsimtari i Artit, Armend Rushiti, mësimdhënës i kësaj shkolle; ABC-ja e alfabetit shqip, si dhe 9 lapsat si kujtim për 9 fëmijët e vrarë të Familjes Jashari, të cilët ishin nxënës të Shkollës Fillore “Shaban Jashari”. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Arsimit, Bekim Latifi, drejtorin e Shkollës Fillore, Rushit Jeta, si dhe me ideatorin e veprës, e kanë bërë përurimin e veprës, në mbrëmjen e 28 nëntorit, festës së shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …