leoni

Kryetari Suma në Festën e Flamurit me bashkëatdhetarët në Celano të Italisë

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, 28 Nëntorin Ditën e Flamurit e festoi me bashkatdhetarët në Celano të Italisë. Kjo vizitë e Kryetarit të Komunës Rufki Suma është realizuar me ftesë të Kryetarit të Komunës së Celanos Ing.Settimio Santilli dhe si përgjigjeje e iniciativës së bashkatdhetarëve tanë për të vendosur lidhje institucionale ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës së Celanos. Në tubimin e përbashkët me bashkatdhetarët të organizuar në shënim të 28 Nëntorit Festës së Flamurit, ishin prezent zyrtarë të lartë të Komunës së Celanos, Lisa Carusi, Presidente e Këshillit Komunal të Celanos, Nënkryetari i Komunës së Celanos, Ezio Ciciotti, Barbara Marianeti, Drejtoreshë dhe Këshilltare e Sportit në Komunën e Celanos, si dhe Vincenco Montagliani Këshilltarë për mirëmbajtje të qytetit. Në fjalën e tyre para bashkëqytetarët tanë ata ishin njëzëri në respektin dhe falënderimin e tyre për komunitetin tonë duke vë në theks angazhimin e bashkatdhetarëve tanë në të gjitha sferat e jetës dhe ndërtimit të qytetit. Ishin fjalë mirësie për aftësinë e tyre në integrimin me popullin e Celanos për të kontribuar bashkërisht në zhvillimin e këtij qyteti. Zyrtarët e lartë të Komunës së Celanos, Lisa Carusi, Presidente e Këshillit Komunal të Celanos, Nënkryetari i Komunës së Celanos, Ezio Ciciotti, Barbara Marianeti Drejtoreshë dhe Këshilltare e Sportit në Komunën e Celanos e vlerësuan lartë edhe iniciativën që Komuna e Celanos dhe Komuna e Hanit të Elezit të fillojnë iniciativën për binjakëzim të cilën do ta përkrahin pa rezervë. Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma duke i uruar bashkatdhetarët tanë me rastin e Festës së Flamurit tha se sa herë që festojmë 28 Nëntorin, kujtojmë ngjarjet më të rëndësishme kombëtare; 28 nëntorin e vitit 1443 që njihet si nëntori i parë, kur heroi ynë kombëtarë Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë, 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Ismail Qemali ngritë flamurin kombëtarë në Vlorë dhe shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntorin e vitit 1955, kur në Prekazin historik lindi komandanti legjendar Adem Jashari, bashkëluftëtarët e të cilit me 28 nëntor te vitit 1997 dolën publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llahushë të Skenderajt, me të cilin rast edhe doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai tha se me shumë kënaqësi i është përgjigjur ftesës që në këtë ditë të madhe për kombin Shqiptarë të jem bashkë me ju dhe të ju konfirmojmë se pavarësisht se ku do të jemi me jetë dhe punë kemi shumë raste dhe arsye që disa momente ti ndajmë së bashku. Kryetari Suma tha se e veçanta e kësaj ftese është mundësia që më është dhënë që si kryetarë i Komunës dhe në emër të banorëve të Hanit të Elezit të shprehi falënderimin më të sinqertë për Komunën e Celanos për tërë kontributin dhe mikpritjen dhënë për bashkatdhetarët tanë. Kryetari Suma tha se atëherë kur ishim të okupuar dhe në gjendje lufte, ishin pikërisht komunitetet nga diaspora që ndihmuan mbijetesën e popullatës të Kosovë por edhe kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e UÇK-së. Në këtë kontekst bashkatdhetarët tanë nga Komuna e Hanit të Elezit që në Celano ishin në numër më të madh dhanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe ndikim vendimtarë në gjithë ato zhvillime në Komunën e Hanit të Elezit. Ky është rasti më i mirë që përmes kësaj vizite të shprehi këtë falënderim tha Suma duke i uruar për Festën e Flamurit me dëshirë që të ju prijë shëndeti dhe sukseset e mëtutjeshme. Pjesëmarrësit në këtë tubim me një minutë heshtje nderuan bashkatdhetarin Sabri Bushin i cili tragjikisht humbi jetën në një aksident në vendin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …