Latifi takohet me përfaqësuesit e bizneseve, diskutojnë për organizimin e panairit me prodhime vendore

Në sallën e kuvendit komunal, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe përpunuese, me të cilët ka diskutuar për organizimin e panairit me prodhime vendore të komunës së Rahovecit dhe promovimi i tyre. Në fillim të takimit, kryetari Latifi ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve të pranishëm në takim dhe më pas u ka thënë atyre se, qëllimi i takimit është organizimi i panairit me prodhime vendore të komunës sonë dhe promovimi i tyre. “Më shumë se sa në Rahovec që ka prodhime vendore, nuk ka në asnjë komunë tjetër të Kosovës, për këtë arsyeje planifikojmë që ta organizojmë një panair. Andaj kërkoj nga ju, që të mbështeteni këtë iniciativë, në mënyrë që ky panair të jetë edhe më i suksesshëm”, është shprehur kryetari Latifi. Përfaqësuesit e bizneseve që ishin të pranishëm në takim, e mbështetën propozimin e kryetarit Latifi për organizimin e panairit dhe u shprehen të gatshëm që të kontribuojnë dhe të jenë pjesëmarrës në panair, me produktet të cilët ata i prodhojnë. Gjatë takimit, u formua këshilli organizativ prej dhjetë anëtarësh, për organizimin e panairit dhe u tha që për kohen, vendin e mbajtjes dhe zgjatjen e panairit, do të vendos këshilli gjatë takimeve që do ti mbajnë në ditët në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …