leoni

Dr. Hakif Bajrami: Letër publike, përfaqësuesit të BE-së në Kosovës, z. Samuel Zhbogar

(Me rastin e ndalimit të varrosjes së eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje, më 10 qershor 2015, do të kryhej atentat i dytë kundër Isa Boletinit)


 


Zotëri Guvenator, Samuel ZHBOGAR, kombet e robëruar gjithmonë kanë dëshmuar prova se diçka u vlon në zemër si e posaçme nga perceptimi i historisë përballë kombeve që e gëzojnë lirinë por që në shumë raste të robëruarin nuk e kuptojnë. Ezopi i famshëm e përshkruan një skenë bisede në mes nënës dhe birit të saj të verbër. Me një rast NËNA i drejtohet birit: “Nuk është tragjedi që të kam lindë të verbër, por është tragjedi që po rrenë”. E ju mos na shitni demokraci se për varrimin e Isa Boletinit në Vlorë paskan vendosë dy qeveritë. Jo , ky popull e kupton shumë hollë politikën “demokratike”. Gaboheni nëse e vlerësonin vetëm në bazë të varfërisë së egër që është mbjellë këtu nga kolonizatorët klasikë dhe neoliberalë.


 


Serbia post-fashiste e ka sjellë Ballkanin në kohën e Luftës së Ftoftë, duke punuar me leje të Moskës. Zotri i nderuar, Zhbogar tash doni të tregoni se nuk kemi pasur prokurorë dhe gjykatës të guximshëm. Jo, ata ishin këtu dhe janë po nuk kanë kompetenca. Bile jo të gjykojnë vendorët por as të shkruajnë për krimet ishte e “ndaluar në heshtje”. PO ne kemi duruar fal besimit në SHBA. Dhe këtë realitet besoj se do ta mbajmë me BESE të pathyer. Njëherit si historian, JU garantoj se më 1992-1999 nga Ushtria jonë çlirimtare nuk është vrarë ndonjë serb: fëmijë,  plak, plakë, asnjë femër, asnjë civilë pa armë. E kundërta ka ngjarë nga pushteti i Beogradit i cili kishte këtu: 60. 000 ushtarë, 12000 paramilitarë, 63 civilë mercenarë dhe vendas të armatosur  që kanë bërë mizori të papara. Mbeturinat e tyre neofashsite kanë mbetur të veprojnë në Kosovë. Ato mbeturina janë aktive edhe sot. Por krimet duhet të hulumtohen dhe të gjykohen. Krime  si historian e di që nuk vjetrohen. E njoh shumë mirë punën e VIZENTALIT në hulumtimin e kriminelëve.


 


Zotëri i nderuar ZHBOGAR, në Kosovë për fat është instaluar më 1999 pushteti i kombinuar nga politika evroantalantike. Sa herë që drejtësia është vënë këtu në pikëpyetje, në shesh kanë dalë politikanët me kredibilitet dhe çështja ka dalë nga kolapsi, për të cilin punojnë ditë e natë qeveritë e Beogradit dhe të Moskës. Shqiptarët, zotri i nderuar, e njohin pasojën e robërisë më shumë se kushdo tjetër në Evropë. Ky pohim dëshmohet në shembullin më eklatant të ndjekjes së Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ne shqiptarët si popull  duke mos llogaritë në pasoja i strehuam dhe i shpëtuam si askush më mirë. E bëmë atë gjest civilizues sepse ne kultivojmë BESEN dhe respektin për varret e të parëve. Prandaj ne kemi shumë arsye popullore të kemi shpresë edhe në VAARIN e ISA BOLETINIT, sepse si njeri që nuk urrente asnjë popull deshmoi para Evropës se ne e meritojmë pavarësinë. Çka ngjau me fatin tonë dihet.


 


Zotri Guverner, Samuel ZHBOGAR, jam i detyruar të drejtoj pak në histori. Isa BOLETINI, para Emil Zolës së famshëm që me verën “AKUZOJ” e shpëtoi një oficer hebre (Drajfusin). Ndërsa, vigani i Boletinit më 1881-1908 u doli në ndihmë afro 250 000 refugjatëve shqiptarë që i kishte dëbuar Serbia parafashiste nga vatrat e veta stërgjyshore nga Shqipëria Veriore (Sanxhaku i Nishit, Pirotit e deri në afërsi të Prishtinës dhe Shkupit). Isa BOLETINI tërë pasurinë e vet i shkriu për t` i ndihmuar të pa strehet që i kishte përzënë Serbia. Kështu ky njeri i thjeshtë do të shndërrohet në lider të pakontestuar. Isa Boletini i ka mbrojtur edhe serbët vendas të Vilajetit të Kosovës. Valiu i Kosovës më 1889 në Mitrovicë iu ka drejtuar atyre 12 shtëpive serbe vendase që : “ Jeni në besë të Isa Beoletinit”. Pra mos u frikësoni.


 


Zotri Guvenator Samuel ZHBOGAR po ta përkujtoj aktin e Avni Rrustemit në Paris më 1920. Ai e vrau një tradhtar shqiptar që quhej Esat Pasha. Por Gjykata e nderuar FRANCEZE e liroi Avni Rrustemin se vrasjen nuk e ka bërë me paramendim, por po ka qenë i detyruar nga disponimi i popullit. Ku mundet më mirë drejtësia ta japi provimin se në këtë rast. Pse pra i bëni ATENTAT të dytë liderit tonë popullor ISA BULETINIT që u vra në pabesi në Podgoricë, jo me dëshirë të popullit të nderuar malazez, por me urdhër të Petrogradit, Beogradit dhe Vaselenës Stambollit, besa edhe të oborrit të Sulltanit. Ja pra pse shqiptarët e duan ISA BULETININ në oborrin e shtëpisë së tij stërgjyshore. Mjaftë me plagë të vjetra mbi këtë popull  sepse nuk e meriton.


 


Zotri Samuel ZHBOGAR, të lutem mos i detyroni të bëjnë atentatin e dytë mbi Isa BOLETININ këta pushtetarët tanë, sepse për karrige, ta dini janë në gjendje të bëjnë çdo gjë. Por mos të habiten se ka Emil Zola, Avni Rrustema, Isa Boletina edhe sot në Evropë, të paktën. Për të mos e urryer asnjë populli me ka mësuar: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Demaçi. Unë nuk merrem me politikë, por kam doktoruar në politikë. Si historian të lutem mos puno që të gjykojë gjyqi i historisë, nëse ai është më i rëndë se ai i Emil Zolës!


 


Si historian kam përshtypjen se ndaj historisë së kombit tim jeni kah silleni me një nënçmim të çuditshëm, madje pak më të ngurtë dhe të moderuar, se sa që kishin këtu si robërues despotët e Beogradit. Populli shqiptar duhet ta dini se në esencë nuk e urren asnjë komb tjetër. Mu për këtë ka mbijetuar në këtë nye strategjike jo vetëm për Ballkanin. Në shumë raste me sjelljet e juaja të sajuara tani prej kabineteve, pa dalë kurrë për të mësuar diçka në popull jeni kah përpiqeni të na lustroni historikisht, politikisht, ekonomikisht dhe “shkencërisht” duke u dukur sikur të jeni do farë valinjsh mesjetar. Po duhet ta dini, se edhe valinjët, edhe gospodarët, po edhe seniorët dhe zotërinjtë, kombi shqiptar nuk i duron edhe pse është në udhëkryq dhe nëpër te provojnë të kalërojnë të gjithë, ama të gjithë. Kështu është dhe kështu na duket se jeni kah veproni. Sot ç` është e vërteta , është duke u zhvilluar luftë shumë e egër nëpër Evropë që shqiptarët të paraqitën sa më tepër të paditur, dhe si të “tillë” jo të aftë që të qeverisin vetveten. Kjo sëmundje evropiane, neve shqiptarëve na është e njohur qe dyqind vjet.


 


Zotëri Guverner i nderuar Samuel ZHBOGAR, në Kosovë është kah eksperimentohet sikurse të ishte ndonjë koloni klasike. Po e them publikisht. Më 2001 i kemi njoftuar guvernerët e UNMIK-ut se në Kosovë duhet të themelohet një gjykatë  e cila do t` i hetonte dhe gjykonte padrejtësitë e bëra. Nuk e kemi quajtur as “speciale, as e posaçme”, por gjykatë në të cilën Kosova dhe shqiptarët do të dilnin faqebardhë para botës. Paraardhësit e juej, Zotëri e kanë luftuar këtë ide publike dhe legale me kërcënim. Madje na e kanë ndaluar EKSPOZITEN mbi krimet e bëra në Kosovë 1989-1999. Këtë e ka bërë me urdhër Hans Hakerup. Tani në rastin që po iu drejtohem JU me urdhër të Beogradit na e ndaloni varrosjen e KOLOSIT të LUFTES çlirimtare jo vetëm për shqiptarë , Isa BOLETINIT në vendlindje. E di se ju është urdhëruar që FSK-ja nuk guxon të dali në veri të Lumit Ibër.


Ani mirë.


Këtë “gjellë” evropiane ju na e keni kurdisë.


UNMIK-u ia ka qitë vajin ndërsa Ju po e biberosni me këto ndalesa.


 Po mbushen Katër muaj që shqiptarët për çdo ditë po i përkujtojnë varret masive nëpër Kosovë. Kështu ngjanë qe 16 vjet. 


A keni ngritë ndonjë akuzë se kush i bëri ato krime mbi civilët duarthatë nëpër Kosovë, kushdo qofshin ata, kush ju ka penguar. Çfar çmimi doni të na e varni në qafë tani si popull i persekutuar. Pse mbani murin e ri të “Berlinit” në Mitrovicë , kur ai fare nuk është i nevojshëm. A e dini sa kriminelë strehohen në atë pjesë veriore të Kosovës?


Po, e dini fare mirë. E po ju them se letrën po e shkruaj më 14 maj 2015 , në përvjetorin  kur në Qyshk të Pejës 26 kriminelë serbë iu drejtuan të lidhurve në pranga: “Tash do t` ua prsim kokat, fare nuk do të ndieni dhimbje”. Aty ishin dy priftërinj zotri evropianë me pedigre prej demokratësh.


Po, po, nga zyra e JUEJ, lokaliteti MAKOFC nuk është as tri (3) kilometra. Keni dalë Ju për t` i parë varret aty.


Aty, njerëzit janë prerë me sharrë publikisht nga kriminelët e Arkanit dhe Milloshit, që njihen dhe asgjë nuk u ka ndodhë deri me sot. Po , kur më 2001 e refuzuat kërkesën tonë gojore ta formojmë një gjykatë që do të i gjykonte krimet, ju e refuzuat me kërcënim. Tani kërkoni Gjykatë speciale vetëm për Kosovë, madje në mënyrë hipokrite duke akuzuar se “nuk keni qenë të zotët ta themeloni vet gjykatën. Tash do të ju tregojmë ne si bëhet drejtësia”.


Po ta them edhe këtë, se jam ai që KONVENTAT e GJENEVES i kam përhapë në të gjitha zonat operative përmes ZYRES se ADEM DEMAÇIT, ku isha në rrolin e këshilltarit të UÇK-së.


Dje (më 2001) nuk bënte të themelohet gjykata, tash duhet ta themelojmë, madje kërcënoheni se do ta themelojë Këshilli i Sigurimit i OKB-ës.


Punë e madhe shumë nëse e formon. N


e jemi i vetmi popull në Evropë që jetojmë në GETO, ndërsa standardet e ligjet e Evrops i kemi si zakone shumë ma të rrepta e ai është KANUNI.


Me këtë LIGJ nuk ka askush të drejtë ta torturojë palën që ndiqet.


Bile nëse është në BESE, i dëmtuari e ka për detyrë ta ushqej dëmtuesin nëse i rrezikohet FAMILJA.


Të nesërmen del dhe e vret dhe nuk e torturon fare. Por torturat e kazamateve “civilizuese” evropiane dhe aziatike, ne shqiptarët i njohim ma mirë se sa Hebrenjtë kampet e përqendrimit , sepse kemi vuajtur nëpër kampe përpara Hebrenjve të nderuar. Mu për këtë arsye kur u hap MUZEU i HOLLOKAUSTIT në Qikago iu kam drejtuar atij auditoriumi me kërkesë të tyre me këtë titull: “ Besa shqiptare dhe dituria hebreje janë virtytet më ta larta të civilizimit”. E pra Samule Zhbogar, ma jep BESEN se do të ma lejosh ta varrosim në vendlindje ISA BOLETININ se aty të parët e tij kanë jetuar den baba den. Mos krijoni skena që njerëzit ta marrin vet drejtësinë në dorë kur krijohen vakume të padrejtësisë. Pikërisht mbi këtë filozofi makabër të robëruesve ka lind KANUNI si “prodhim vendor”, sepse nuk i ka besuar drejtësisë së kolonizatorit.


 


Po e përfundoj. Deri dje na keni copëtuar copa-copa trojet tona në PESE shtete. Tani keni filluar t` na e ndaloni edhe rivarrimet. Më thuaj a duhet të ndryshojmë ne apo duhet të ndryshoni Ju. Ne, të ju them të drejtën për fajde dhe korrupsion kemi  dënime të pafalshme kombëtare dhe fetare. Ne për hafije dhe kriminelë kemi norma shumë të ashpra. Na lejoni ta ndërtojmë edhe ne demokracinë, jo të vetmuar, por në kolektivitet evropian. Por mos na i ndaloni varrimet  aty ku njerëzit , lindën, punuan dhe bërën histori siç është ISA BULETINI. Ne, e dimë se me çfar presioni qeveritë kukull të Prishtinës dhe Tiranës e kanë propozuar varrimin e KOLOSIT të LIRISE në VLORE. Ne nuk duam që varrimi të politizohet, DRONET dhe spektaklet na duhen për dëshmi , por jo për mbulesë të mjegullave politike. Varri i ISA BOLETINIT e ka vendin aty ku ka lindë, në BULETIN.


 


Me nderime                                                                  


 Prof, dr Hakif Bajrami


Prishtinë 14 maj 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …