leoni

MASHT ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t'i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

MINISTRI BYTYQI NËNSHKRUAN VENDIMIN PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT TË TELEFONAVE GJATË PROCESIT MËSIMOR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka nënshkruar vendimin me të cilin ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.  Vendimi është marrë në funksion të përmirësimit të  mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …