Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se përkundër që Thaçi dhe Haradinaj mund të kenë mendime të ndryshme, kjo nuk nënkupton se do të prishet Qeveria. Lekaj ka thënë se kompetencat e institucioneve janë të ndara. “Kjo e jep sharmin e demokracisë sepse Haradinaj dhe Thaçi kanë mendime të ndryshme. Zërat e opozitës janë të kuptueshme sepse ata nga dita e parë kanë thënë se Qeveria nuk i bën as tre muaj, ndërsa ne tanimë e kemi kaluar një vit…Nëse opozita i ka numrat në shkojmë në zgjedhje”, është shprehur ai. Ministri i Infrastrukturës tha se nuk beson se Thaçi mund të rrëzojë Qeverinë duke i dhënë një goditje e re Kosovës. “Çka fiton shteti i Kosovës nëse Presidenti rrëzon Qeverinë?…Ai asnjëherë nuk e ka përmend se do të shkojmë në zgjedhje”, tha ai. Pal Lekaj thotë se PDK ka qëndrim të çartë se ky koalicion do të vazhdojë të ecë më tutje. “Përderisa nuk ka ndonjë informacion se po shkohet drejt zgjedhjeve, ne nuk besojmë se po prishet Qeveria. Nuk besojmë se dikush punon prapa shpinës sonë…Zgjedhjet nuk prodhojnë ndonjë ndryshim”. Nënkryetari i AAK-së thotë se është e qartë që askush nuk mund të luaj me AAK dhe kryetarin e saj Ramush Haradinajn.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …