Që nga 27 nëntori, kur katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje dhe kanë pushuar, siç kanë thënë ata, punën e vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit të Kosovës, Qeveria e vendit ende nuk ka reaguar lidhur me këto dorëheqje. Liderë të partive opozitare dhe deputetë opozitarë vlerësojnë se ekzekutivi i vendit po sillet me papërgjegjësi ndaj zhvillimeve në veri. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se “sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit” pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të lartë institucionalë, “po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës”. “Po shihet qartë se Presidenti nuk është i vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve. Është e papranueshme që për efekte populiste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendi”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar që institucionet, sipas tij “të papërgjegjshme”, duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …