Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, i zgjedhur në postin e të parit të Shtetit me pazarin politik të kryeministrit, Edi Rama, ka mohuar ta ketë simpatizuar ndonjëherë Enver Hoxhën, ndërsa duke folur për luftën Antifashiste ka thënë se ajo ka filluar shumë më herët, mbase qysh me lindjen e fashizmit në Itali, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete historike, në një bisedë me gazetarucin pervers, Blendi Fevziu. Lufta Antifashiste jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Golin, që Franca sidoqoftë e kishte simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Goli, unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, – i thashë. nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Golin që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijua as Partia Komuniste dhe pa u njohur fare Enver Hoxha. Ilir Meta dhe Edi Rama janë mashtruesit dhe keqpërdoruesit më të mëdhenj në radhët e së majtës shqiptare. Dëmi që këta dy politikanë ia kanë sjellë së majtës shqiptare do të jetë i pariparueshëm, dhe është dëm më i madh sesa mund t i ketë sjellë kësaj force poltike, Sali Berisha me të vetët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …