Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka udhëtuar drejtë Malit të Zi për të takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi, thotë Pacolli. “Sapo kam arritur në Budvë të Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perendimor WB6. Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …