Me rastin e festave të Nëntorit u dekuruan dhe u nderuan 2 figurat e shquara patriotike atdhetare, Tahir Hoxha dhe Beqir Balla

Me rastin e festave të Nëntorit u dekuruan dhe u nderuan 2 figurat e shquara patriotike atdhetare, Tahir Hoxha dhe Beqir Balla

Me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, për nder të këtyre dy burrave (Tahir Hoxha dhe Beqir Balla ) që nderuan Çermenikën, nderuan Shqipërinë, në fshatin Zajdresh u zhvillua një ceremoni festive ku morën pjesë shumë personalitete të pushtettit vendor dhe atij qëndror. Një ceremoni me përmasa të mëdha që ndodhin rrallë në fshatrat rurale të Shqipërisë. U desh kjo datë, u desh kjo ditë historike që dhe Çermenika të përkujtonte heronjtë e vetë. Në këtë ceremoni festive morën pjesë  perfekti i  qarkut të Elbasanit zoti Maksim Malaj, politikani, historiani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka (me bashkëshorten e tij), kryetarja e Organizatës së Dëshmorëve të qarkut të Elbasanit zonja Xhuljeta Graceni, historiania dhe ish-mësuesja e shkollës në Zdrajsh, Luli Hoxha, poeti i njohur “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji, aktori i mirënjohur Strugan me banim në Amerikë, Pajazit Murtishi, kryesia e Shoqatës Atdhetare Çermenika, poeti Ferit Balla, kryetari i Shoqatës Çermenika për rrethin e Elbasanit, Gani Gjakola, e shumë personalitete të tjera.

Një nga surpizat e aktivitetit ishte grupi i valleve të shkollës 9-vjeçare të Zajdrezhit nën drejtimin e drejtoreshës së shkollës znj. Anida Roci-Alhysa. Vallja e tyre plot elegancë, veshjet popullore të krahinës sollën një atmosferë të bukur. Pas tyre një grup tjetër i valleve, konkretisht grupi i valltarëve të shkollës së Orenjës nën drejtimin e drejtorit të shkollës z. Flamur Mana. Këto dy valle karakteristike të zonës përcollën një pranverë ngjyrash në prag hyrjen e dimrit. Një ndihmesë në këtë organizim pati administratori i komunës Orenjë. Z. Gentian Luka.

Gjithë aktiviteti ishte ideuar për të shafqur para të pranishmëve një atmosferë feste siç i takon Ditës së Flamurit. Moderatorja dhe prezantuesja e njohur, ikona e tv Shqiptar, Silvana Braçe bashkë me këngëtarët Hysni dhe Afërdita Hoxha i dhanë freski dhe ngjyrë artistike këtij programi. Harmonia e fjalëve të prezantueses Braçe, me këngët e duetit Hoxha, sollën një reagim shpirtëror të paimagjinuar ku të gjithë të pranishmit filluan të këndojnë së bashku me ta. Dhe pse dita ishte e ftohtë pjesëmarrja ishte jashtë parashikimeve. Kjo tregon se Çermenika, kjo krahinë patriotike me plot virtyte di ti nderoj heronjtë dhe ata që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Të gjithë diskutantët theksuan se me figura të tilla si atdhetarët Tahir Hoxha e Beqir Balla krenohet jo vetëm Çermanika por e gjithë Shqiëpria. Kjo është Çermenika e ashpër që di ti kujtoj me respekt dhe madhështi bijtë e saj dëshmorë. (Albert Zholi)

Albert Z. Zholi: Nderohen dy figurat patriotike dhe atdhetare të Çermenikës, Beqir Balla dhe Tahir Hoxha

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …