leoni

Klubi i Shenjëtarisë në Deçan shënon aktivitet tradicional për nder të 28 Nëntorit

Nxënës te shkollave të komunës së Deçanit në bashkëpunim më Klubin e Shenjëtarisë kanë organizuar gara në shenjëtari për nderë të 28 nëntorit. Garat janë mbajtur ditë më parë ndërsa ndarja e medaljeve dhe mirënjohjeve u bë të premten në objektin e komunë së Deçanit. Të pranishëm në këtë event ishin zyrtar komunal, profesor, nxënës dhe kryetari i Klubit të Shenjëtarisë Ali Çeka. Në vendin e parë u renditë Ekipi i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Vendi i dytë i takoi ekipit të SHFMU “Lidhja e Prizerenit’’ në Deçan, derisa në pozitën e tretë u rendit SHFMU “Sylejman Vokshi” nga Prejlepi. Ndërsa kupa individuale u ndanë për kampionin, Milot Hajdari nga SHFMU “Herojt e Dukagjinit” nga Gllogjani, për të dytin Olti Likaj – SHFMU “Lidhja e Prizerenit” -Deçan dhe të tretin, Yll Mazrekaj nxënës i SHFMU  “Sylejman Vokshi” – Prejlep. Vendi i katërt i takoi Uran Jahaj – Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …