Të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në komunikatën për media bëhet e ditur se në rend dite të kësaj mbledhjeje janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018. Po ashtu në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018. Si pikë e tretë e rendit të ditës është vendosur edhe përgatitjet për seancë plenare. Në këtë pikë përfshihen edhe tri projektligjet për FSK-në të cilat kaluan në shqyrtim të parë. Kujtojmë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të formohet në muajin dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …