leoni

Ministri, Endrit Shala dhe ambasadori i Austrisë dakordohen për thellim të bashkëpunimit në mes dy shteteve

Ministri, Endrit Shala dhe ambasadori i Austrisë dakordohen për thellim të bashkëpunimit në mes dy shteteve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Gernot Pfandler, që temë diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve. Ministri Shala i kërkoi ambasadorit Pfandler që Austria t’i rrit investimet në Kosovë, duke cilësuar si njërin nga shtetet që ka ndihmuar Kosovën në procese të rëndësishme. Ministri po ashtu e informoi ambasadorin për shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Austrisë nëpër vite, duke paraqitur edhe prioritetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ai tha se ka në fokus joshjen e investitorëve të huaj, duke treguar se kanë filluar disa ndryshime në Ligjin për Investime Strategjike, në mënyrë që investitorët e huaj ta kenë shumë më të lehtë që të investojnë në Kosovë.

“Po ashtu jam shumë i fokusuar të punoj në mbrojtjen e konsumatorit, që e konsideroj si një departament me rëndësi. Kam rritur numrin e inspektimeve në terren, gjithmonë duke pasur në rend të parë konsumatorin”, tha ministri Shala. Ambasadori i Asturisë Pfandler shprehu shqetësimin për taksën 100 për qind. Ministri ia konfirmoi se taksa nuk do të largohet. Po ashtu ministri Shala e informoi ambasadorin për produktet që hyjnë në Kosovë se duhet t’i referohen Kosovës me termin kushtetues në etiketime, ndryshe mallrat do të kthehen mbrapsht në kufi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …