Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifit organizohet tubim dhe Akademi përkujtimore me rasti e 20 vjetorit jubilar të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, të rënë në malet e Pashtrikut më 4 dhjetor 1998. Prandaj ditën e marte më 4 dhjetor 2018 do të bëhen homazhe dhe do të mbahet tubim përkujtimor tek vendi i rënies në Pashtrik si dhe mbahet Akademia përkujtimore në Krushë të Madhe. Ora 10:30 bëhet nisja nga oborri i shkollës fillore “Bajram Curri”. Ora 11:00 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe. Ora 11:30 bëhet nisja për në malet e Pashtrikut tek vendi i rënies. Ndërsa në ora 17:00 në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …