Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh H.W Bush në moshën 94 vjeçare. Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin amerikan pas vdekjes së ish-kryetarit Bush. Ai ndër të tjera ka theksuar se bota do ta kujtojë si patriot t pashoq dhe shembull të përkushtimit për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. “Popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …