Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish kryetarit George H.W Bush. Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkë ndjejnë me popullin amerikan për këtë humbje.Limaj ka thënë se bota ka humbur një burrështetas me vlera të mëdha, dhe se shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush. “Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme.Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, ka shkruar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …