Një sfidë e pa përballueshme po konsiderohet nga njohësit e arsimit, realizimi i vendimit të ministrit, Shyqyri Bytyqi për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor në gjithë shkollat parauniversitare në vend. Skepticizmin më shumë e shton mungesa e hapësirave brenda shkollave që do të mundësonte dorëzimin e telefonave. Për këto dhe shumë arsye tjera, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte nëse nxënësit do të lejohen që të bartin telefonin, mirëpo, ai të jetë i shkyçur dhe në çantë. Sipas tij, shkollat nuk kanë as kapacitete njerëzore që gjithë atyre nxënësve t’ua marrin dhe t’ua ruajnë telefonat. Ndërsa, theksoi se telefoni mund të përdoret shumë mirë dhe për qëllime mësimore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …