Hahn

Johannes Hahn vjen në Prishtinë, me qëllim të presionit për vasalitet ekonomik të Kosovës ndaj Serbisë

 Komisari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, të hënën më 3 dhjetor 2018 pritet të qëndrojë për një vizitë në Prishtinë me ç’rast do të takohet me tre krerët  më të lartë të Shtetit,  kryetarin,  Hashim Thaçi, kryekuvendarin, Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.  Kjo vizitë e Hahnit ka të bëjë me  vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia e Bosnja Hercegovina. Kjo vizitë që u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Johannes Hahn vjen në Prishtinë, me qëllim të presionit kundër krerëve më të lartë të vendit, për t i bindur  ata  lidhur me  vazhdimin e vasalitetit  ekonomik të Kosovës ndaj Serbisë. BE-ja i ka dhënë ultimatun Kosovës për tërheqjen e taksave mbi mallrat serbe që shiten në  vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …