Kurteshi

Vetëvendosja i ka trajtuar rezolutat, janë bërë edhe debate publike në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

Derisa Partia Social Demokrate po kërkon që delegacioni për dialogun Kosovë-Serbi të drejtohet nga dy përfaqësues të opozitës, Lëvizja Vetëvendosje thotë se është e fokusuar në përmbajtje të dialogut. Sami Kurteshi, tha se rezolutat në Kuvendin e Kosovës nuk janë duke u respektuar aspak. Partia Socialdemokrate ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një projektrezolutë, në të cilën synohet që delegacioni shtetëror, të bashkë-drejtohet prej dy përfaqësuesve që vijnë nga radhët e opozitës, dhe të koalicionit qeveritar. Mirëpo, një gjë të tillë nuk po e shohin prioritet, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët më me rëndësi se rezoluta, është përmbajtjen e dialogut. “Ne i kemi trajtuar rezolutat, janë bërë edhe debate publike në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk është çështja vetëm i një rezolute siç thashë më herët  nuk e sheh çështjen as grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, të shkoqur apo të ndarë, pjesën e një rezolute nga veprimet tjera, do të thotë, dialogu, përgatitja e një dialogu edhe përmbajtja e atij dialogu, edhe ju e dini qysh ka kalu kjo rezolutë”, ka thënë Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …