Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të procedohen ligjet për FSK-në. Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, në mesin e të cilave janë votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë, etj. Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e 23 nëntorit, në mesin e të cilave janë interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës. Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2019, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …