Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbështet fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës edhe kur bëhet fjalë për “korrigjimin e kufijve”. NATO mbështet fuqishëm dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës edhe kur bëhet fjalë për “korrigjimin e kufijve”, duke shpresuar se të dyja palët mund të arrijnë një zgjidhje. Kjo është deklarata nga Brukseli e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai në prag të mbledhjes së krerëve të diplomacisë së shteteve anëtare të NATO-s me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini të martën se do të mbikqyrin “raportet e NATO-s me shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Në pyetjen e gazetarëve nëse Aleanca ka frikë se mund të ketë cenim të sigurisë si rezultat i një zgjidhjeje të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës e që mund të përfshijë edhe “korrigjimin e kufijve”. Stoltenberg ka thënë se “NATO” fuqishëm mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të gjetur përgjigje për pyetje të pazgjidhura”. Ai po ashtu ka theksuar se së fundmi edhe në Beograd ka folur për rëndësinë e madhe të dialogut me Prishtinën. “Kur bëhet fjalë për korrigjimin e mundshëm të kufijve, konfirmoj se NATO mbështet dialogun dhe shpresoj se të dyja palët mund të gjejnë zgjidhje që do të jetë e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën”, u shpreh Stoltenberg, përcjell lajmi.net. Ai ka theksuar se “NATO do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovën, atje qëndron misioni ynë operativ i KFOR-it që angazhohet për stabilitet”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …