leoni

Mbahet mbledhja e shtatë e KKSB-së në Rahovec 

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe në prezencën e drejtorëve të Drejtorive Komunale, anëtarëve të KKSB-së, përfaqësuesve të KFOR-LMT në Rahovec, Abedin Lataj përfaqësues i UNMIK-ut zyra në Pejë dhe Almira Skenderoski Pirol përfaqësueses e OSBE-së, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Komunën e Rahovecit, situata e sigurisë u vlerësua si e qetë dhe stabile. Në hapje të takimit, kryetari Latifi tha se bazuar në të dhënat që kemi nga Policia dhe kryetarët e fshatrave, mund të them se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës, është e qetë-stabile dhe se nuk ka pasur asnjë rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. “Gjatë kësaj periudhe, është organizuar një aksione nga drejtoria për Punë Inspektuese në bashkëpunim me policinë lidhur me lirimin e trotuareve nga ekspozimi i mallit të lokaleve, edhe në këto raste nuk ka pasur asnjë problem dhe aksioni ka shkuar ashtu siç është planifikuar, aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi pasi që ka ankesa nga ana e qytetarëve”, është shprehur kryetari Latifi. Komandanti i Stacionit Policisë në Rahovec, kapiteni Osman Ismajli, fillimisht tha se për periudhën raportuese Tetor-Nëntor 2018 situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë dhe stabile. “Kemi pasur 10 raste të prishjes së qetësisë publike, kriminaliteti është në zbutje, ku po veprojnë grupe jashtë komunës së Rahovecit, prej nga po dalin 50 vepra penale me zbulueshmërinë prej 60 %, 25 raste jo vepra penale me zbulueshmërinë prej 50 %.Lëndime të lehta dhe të rënda 19 raste, ndërkaq kanë ndodhur 7 raste të aksidenteve komunikacioni pa asnjë rast me fatalitet-vdejke. Janë shqiptuar 689 gjoba trafiku, për shkak të zhurmave që krijoheshin nga ngasësit e motoçikletave, janë konfiskuar 15 motoçikleta, kurse sa i përket dhunës në familje, janë raportuar 15 raste”, ka thënë komandanti Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …