leoni

Haradinaj: George H.W. Bush do të mbahet në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën

Haradinaj: Bush do të mbahet në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve për ish-kryetarin George H. W.Bush. Ai ka thënë se Bush do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën. “Me respekt të madh për një lider, i cili përfaqësonte vlerat më të përsosura të popullit amerikan, sot kam nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.W. Bush. Njëkohësisht, ua përcjella ngushëllimet e mia Qeverisë së ShBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush. Presidenti Bush Senior, do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …