Bejtullah Musliu: Reagim në artikullin e “Kohës Ditore”: Deri në alivanosje nga dhuna e arsimtarit

Njeriu, si qenie shoqërore që është,  natyrisht se është subjetkiv. Subjektiviteti i tillë pashmangshëm dhe pakthyeshëm është element i cili e përcjellë njeriun në mënyrë permanente gjatë gjithë jetës së tij, mirëpo gjithherë dhe gjithmonë në kuadër të objektivitetit. Pra subjektiviteti i cili e ka objektivitetin përbrenda, është gjithmonë i akceptueshëm për të menduarit logjik e pozitiv dhe njëkohësisht është prekonditë fundamentale që një shoqëri të ecë drejtë dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme . Një shoqëri ecë drejt e zhvillohet qëndrueshëm vetëm përmes një arsimi cilësorë, efektiv dhe efikas. Arsimi cilësorë i cili nuk shoqërohet me angazhim praktik dhe profesional, nëikohësisht edhe me përkushtim të të gjthë akterëve, degradohet në një synim dhe iluzion të pashpresë. Shprehur në mënyrë koncize një shoqëri është e zhvilluar dhe e emancipuar për aq sa ka sistemin arsimorë të zhvilluar.  Kjo nuk është shpikje e imja. Këtë e thonë mendjet më të ndritura njerëzore. Një zhvillim dhe emancipim i tillë është i mundur kur arsimi gjen mbështetje të parezervë nga të gjitha kategoritë shoqërore, duke mos margjinalizuar këtu rolin fundamental të shtetit. Sidoqoftë, se arsimi në Kosovë është në shënjestër të atyre që nuk i’a donë të mirën atij, është mëse evidente. Fatkeqësisht kjo edhe nga disa shtresa e kategori shoqërore që kan të bëjnë pikërisht me arsimin, por edhe nga disa media, në mesin e tyre edhe gazeta  Koha Ditore dhe  televizioni  Kohavision. Kjo për shkak se mediat e lartpërmendura përmes botimit, respektivisht emetimit të një materiali që eksluzivisht është kundër integritetit tim personal, sajuan një varg gënjeshtrash kundër meje. Në realitet artikulli i gazetës Koha Ditore, me titull “Deri në alivanosje nga dhuna e arsimtarit të edukatës qytetare”, i datës 12.06.2015, është krejtësisht i pavërtetë, i inskenuar, me trillime, shifje, gënjeshtra e plotë insinuata. Kjo shihet nga fjalia e parë e shkruar nga autori i artikullit të lartpërmendur ku përmenden grushtat e arsimtarit. E them me përgjegjsi të plotë së gjatë përvojës sime të gjatë si arsimtarë, 16 vjet përvojë punë në arsim që i kam, nuk kam dëgjuar as edhe një herë që të ketë ndodhë grushtimi i ndonjë nxënësi nga ndonjë mësimdhënës. E rrjedhimisht as prej meje. Në këtë artikull ndër të tjera thuhet se nxënësi D.T kinse është përgjakur E vërateta është se nxënësi D.T nuk është përgjakur ashtu siç pretendon autori i artikullit. Nëse është përgjakur, unë e pyes autorin dhe të gjthë kritikët se ku është ai gjak? Me çfarë e argumentoni? Cilat janë ato fakte? Inçizime, fotografi, dokumente mjekësore apo çka? Në protokolin numër 2022/15, të datës 5 qershor 2015, të Shtëpisë së Shëndetit në Viti, pra atë ditë kur ka ndodhur kjo ngjarje, në vend të rubrikës Diagnoza, shkruan vetëm vizitë dhe nuk ka asgjë tjetër, e as tretman të caktuar mjekësorë. Për shkak se nuk ka pasur as edhe një lëndim të nxënësit. Nëse po, atëherë ku jan faktet? Madje, ne raport thuhet se gjate ekzaminimit nuk eshte vërejtur asnjë shenjë e dhunës dhe se raporti eshte lëshuar me këmbengulësinë e prindit te nxënësit, gjë që argumenton fuqimisht se nuk bëhet fjalë për dhunë të përdorur.

 

E pavëteta tjetër është se kinse unë e kam mbyllur derën e klasës dhe i kam rrahur nxënësit me grushta dhe kinse ata i kan mbrojtur kokat me duart e tyre, ndërkohë që unë kinse ua kam hequr duart nga kokat e tyre për t’i rrahur. Ironia është se në po të njejtin trajtim të këtij rasti , që për mendimin dhe bindjen time ka qenë i inskenuar, derisa gazetari i Kohës Ditore thotë se nga 15 nxënës vetëm 3 nuk ishin rrahur, derisa gazetari  i Kohavisionit duke më pyetur mua ndër të tjera thotë se jan rrahur 5 apo 6 nxënës. Pra këtu shihet sheshazi se mediet e lartëpërmendura kan qenë totalisht të painformuara objektivisht mbi atë se çfarë ka ndodhur. Gjithashu nuk është e vërtetë se nxënësi D.T është kapur për fyti nga ana ime. Sepse po të ndodhte një gjë e tillë do të vëreheshin shenjat  e tilla në të. E vëteta e vetme është se unë i’u kam kërkuar nxënësve që të hyjnë në klasë për shkak se ishte koha e pushmit të shkurtër, kohë kjo në të cilën sipas Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, në të cilën nxënësit jan të obliguar që t’i përmbahen dispozitave juridike që kan të bëjn me organizimin e procesit arsimore nëpër shkolla si dhe dispozitave juridike që kan të bëjn me disciplinën e tyre.  Lidhur me atë se kinse unë kan një të kaluar të dhunshme ndaj nxënësve dhe se Këshilli i Fshatit Gërmovë ka bërë ankesë për sjelljet e mia në Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Vitisë, dhe se ajo është e arkivuar siç deklaron drejtori i shkollës, unë nuk kam asnjë njoftim deri më sot se është bërë në mënyrë zyrtare një ankesë e tillë. Këtë gjë e vërteton dhe e pohon edhe Drejtori  Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Vitisë, po në artikullin e lartëpërmendur. Përkitazi me deklaratën e Drejtorit të shkollës se unë qenkam një psikopat, unë kërkoi nga ai që të kërkoi falje publike ndaj meje, në të kundërtën ai do të përballet me padi civile për cënim të integritetit dhe dinjitetit tim moral e njerëzorë. Kjo të paktën nuk duhet të jetë në edukatën e një njeriu që udhëheqë një institucion arsimor. Fatkeqësia është se disa nga institucionet arsimore edhe sot, udhëhiqën nga njerëz pa kredibilitet shoqërorë dhe pa njohuri të normave të bazë të sistemit arsimorë të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, unë gjatë gjithë periudhës sime në arsim kam qenë i përkushtuar për shkollimin sa më cilësorë të nxënësve dhe për këtë më jan mirënjohës shumë e shumë gjenerata të cilat i kam përcjellë. Kjo për mua është satisfaksioni më i madh. E çka thonë ata të cilët nuk ia duan arsimit të mirën, për mua është krejtësisht irelevante. Tek e fundit shoqëria do t’i gjykoi që të gjithë. Ndërkohë, me datë  10. 06. 2015, me qëllim të trajtimit të këtij rasti,  Këshilli i Klasëve të Lartë të Shkollës sonë, Këshilli i Shkollës, Këshilli i Prindërve dhe Këshilli i Nxënësve, kan mbajtur një mbledhje të përbashkët prej së cilës  është nxjerrë një deklaratë e përbashkët. Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet se: 

 

“Në shkollë nuk ka pasur dhunë por ka pasur më shumë inskenim. Në bazë të deklaratave të dëgjuara arsimtari nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me nxënës por vetëm një ngritje të tonit me qëllim që nxënësit të hyjnë në klasë për ta zhvilluar mësimin sepse ishte pushimi i shkurtër. Nga gjithë ajo që është dëgjuar në opionion dhe nëpër medium të ndryshme, në si Këshill i Shkollës mendojmë se më tepër jan thashethëme se sa të vërteta. Këtë e themi me përgjegjësi të plotë sepse arsimtari në fjalë është punëtorë i shkollës sonë që 23 vite dhe performaca e tij në shkollë dhe  puna e tij me nxënës si dhe bashkëpunimi i tij me kolegë ka qenë në nivel shumë të mirë”.

 

Përfundimisht, dua të them se unë në këtë shkollë punoj për vite me radhë dhe nuk kam pasur asnjë problem me nxënës,  numri i të cilëve për çdo vit është përafërisht 400 sosh.

 

Dhuna nuk është në natyrën time. Në natyrën time është angazhimi im përmanent dhe imanent për arsimimin e gjenaratave prej së cilave varet vendi ynë në të ardhmen. Në fund dua t’i falenderoj kolegët e mi të cilët më kan përkrahur, duke kontribuar kështu në çimentimin e së vërtetës, dhe të gjitha ata të cilët më njohin e nuk më njohin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …