Merita Rexhaj: Letër publike drejtuar: Atifete Jahjagës, Isa Mustafës e HashimThaçit

Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Atifete Jahjaga,

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa,

Zevendëskryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi.

 

Të revoltuar nga mosreagimi dhe heshtja deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase, unë, Merita Rexhaj, motra e Dëshmorit Arbën Rexhaj, po ju drejtohem juve në lidhje me fatin e të luftëtarëve të burgosur, të arrestuar në IRJM pas Betejes së Kumanovës!

Ju prej fillimit nuk ishin të zot të menaxhoni rastin. Nuk dhatë asgjë zyrtarë në lidhje me listën e të vrarëve dhe të arrestuarve. Në vend të kësaj, keni urdhëruar bastisje në shtëpitë e dëshmorëve të vrarë!

Ju nuk keni kërkuar as më të voglin hetim në rastin e Kumanovës. Nuk keni pyetur veten, pse Ministria e Puneve të Brendshme maqedonase ka dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup një letër ku figuronte emrin e Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, ndërsa më pas ata u kthyen në Kosovë në arkivola?!

Apo jeni edhe ju bashkëfajëtor në këto krime?!

A nuk ju vret ndërgjegja?!

Ju keni dyfishu dhimbjen tone..!

Trimat që ranë dëshmorë na kanë shkuar në botën e përtejme. Po ku jeni tash për të burgosurit?!

Ata janë torturuar mizorisht që nga dita e parë të tmerrit të arrestimit të tyre. Disa prej tyre raportohet se janë transferuar në burgjet e Prelepit dhe Manastirit, ku kanë filluar sërish torturat shtazarake ndaj tyre. Çdo orë u hynë në qeli persona të maskuar, që i kërcënojnë se do t’i vrasin. Po maqedonët shtaza presin që ata mos do vdesin vet prej torturave…

Pse deri më tani nuk keni provuar të kërkoni ekstradimin e tyre në Kosovë?

Apo vet jeni në marrëveshje me ta e mos keni gjisht edhe ju në planin e likuidimit të të gjithë të burgosurve?!

Dhe do të pyesja edhe z. Thaçin që luftëtarët trima të Betejes së Kumanovës i quajti “terrorista”:

A nuk janë këta të njëjtat djem të UÇK-së që ishin ushtarë të devotshëm të atdheut, kur ti ishe komandant i tyre në luftën e Kosovës? Nëse këta janë terrorista, kush je ti z. Thaçi?!

Apo kolltuku të ka bërë me amnezi dhe tashmë je në të njëjtën linje të veprimeve antishqiptare së bashku me Gruevski-Ali Ahmeti?!

Nëse djemtë e Kumanovës skanë përfaqësues shtetin, e kanë popullin!! Dhe prej këtij momenti, duhet të luteni të mos u ndodh diçka dhe të ndërmerrni hapat zyrtare në mbrojtjen e tyre, sepse po u ndodh diçka, do të hakmerremi në ju!

Ju do të përgigjeni!

Maqedonët u munduan të mbulojnë krimet dhe rrënat e tyre me rrëna të tjera, por edhe ju si përfaqësues të Kosovës jeni munduar të mbuloni krimet e maqedonasve.

Prej sllavo-maqedonasve e kemi pritur, por për juve jo, se jeni shqiptarë e përfaqësoni (lexo: teorikisht) popullin e Kosovës!

Prandaj, populli të mos i harrojë heronjtë e Kumanovës, dhe nëse këta qeveritarë nuk ushtrojnë detyrat e veta, duhet të dalin në protesta masovike deri në rrëzimin e qeveritarëve të korruptuar dhe të zhytur në krim dhe kolaboracionizëm!

20.06.2015

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …