Filloi hapja e rrugës Astrazup-Burim

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, këto ditë ka filluar ndërtimi i rrugës Astrazup – Burim, e cila ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy fshatrave dhe fshatrave tjerë, pasi e shkurton rrugën për disa kilometra, pasi këto dy fshatra nuk kanë largësi të madhe mes vete. Punimet në këtë rrugë, i ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge, me të cilët ka biseduar për këtë investim, si dhe i ka uruar ata për ndërtimin e rrugës së re. Rruga Astrazup-Burim, ka një gjatësi prej 1350 metrave dhe përveç lidhjes së këtyre fshatrave dhe fshatrave tjerë, ka rëndësi të madhe për këtë pjesë, pasi banorët shumë më të lehtë do ta kenë qarkullimin. Momentalisht është duke u bërë hapja dhe zgjerimi i rrugës, e më pas do të rregullohet baza e saj dhe në fund asfaltimi. Kjo rrugë lidhet edhe me magjistralen Malishevë-Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …