Mona Agrigoroaiei: Prifti i politizuar Irinej ngatërron edhe një herë fenë me shtetin…

Deklaratat e priftit të politizuar e anti-fetar Irinej se: “Toka e Kosovës është tokë serbe derisa atje të ketë shenjtorë serbë dhe trashëgimtarët të martirëve të rënë”, janë deklarata mesjetare që ngatërrojnë fenë me shtetin.


Përkatësia e një toke ndaj një shteti nuk mund të bëhet assesi vetëm në bazë të fesë!


Historiografia e falsifikuar serbe është një grumbull mashtrimesh, mitesh e shtrëmbërimesh, sepse Kosova nuk ka qenë, nuk është e nuk do jetë kurrë “tokë serbe”, as “djep i Serbisë”.


Ajo është tokë e lashtë pellazgo-iliro-shqiptare, sepse kur serbo-sllavët kanë qenë në djep, ata nuk ishin assesi në Kosovë, por ishin në Azi, prej nga kanë vërshuar në Ballkan, duke mbjellë gjak e vdekje mbi qytetërimin e lashtë iliro-shqiptar!


Tashmë është e njohur në botë se Kosova, para ardhjes së sllavëve, ka qenë e banuar nga fisi i lashtë ilir dardanët, fis trim e guximtar që është përballur me forcë madje edhe Perandorisë Romake.


Është gjithashtu e njohur se fisi i sllavëve serbë është dyndur në tokën e sotme të Ballkanit, duke filluar nga shek. VI të erës sonë, duke u depërtuar thellë e më thellë, duke pushtuar trevat e duke vrarë e prerë popullsinë etnike iliro-shqiptare. Fakti se në Kosovë kanë qenë “mysafirë” serbët një periudhë të caktuar dhe kanë bashkëekzistuar me shqiptarët, nuk do të thotë se ata kanë të drejtë të bëhen aty “zotërinj shtëpie” e të mbajnë Kosovën e pushtuar dhe kolonizuar, kur shumica e popullit që banon në të është shumicë dërrmuese shqiptare.


Prifti Irinej përdor mitologjinë e “shenjtorëve” serbë që gjoja kanë rënë në Kosovë në mënyrë joracionale, për të mbajtur gjallë histerinë e skizofreninë e popullit serb mbi Kosovën.


Kisha serbe nuk është e ndarë nga shteti, është politikëbërëse dhe vendimmarrëse në një Serbi ende mesjetare, në një Serbi që ushqehet me energji jo nga vlera e punës dhe ndërtimit të jetës, por nga miti i harxhuar i “Vivodanit”(!).


Ky fakt ka legjitimuar në mendjet serbe çdo krim dhe gjenocidin shtetëror serb ndaj popullit shqiptar për vite në radhë…


Ideologjia e prapambetur fetaro-shtetërore serbe nuk mund të pajtohet me realitetin e ri të Kosovës së lirë dhe të pavarur dhe kjo gjë mbetet një hap mbrapa në krijimin e një Ballkani paqësor, e një Ballkani pa fuqi baruti dhe pa gjak të derdhur në emër të pushtimit dhe kolonizimit sllavo-grek ndaj trojeve shqiptare.


Ky realitet i ri, realiteti i Shqipërisë Etnike, bëhet dita-ditës më i prekshëm e nuk ka politikan, as prift sllavo-grek që ta ndali.


 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …