leoni

Ministri i Jashtëm Pacolli, pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri amerikan Kosnett

Ministri i Jashtëm Pacolli, pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri amerikan Kosnett

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-ve në vendin tonë. Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve, njofton MPJ. Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja: Është me rëndësi që kryetari Hashim Thaçi të mos jetë në krye të Grupit të Unitetit

Zyrtar të VV kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj Komunës së Prishtinës

Zyrtar të Vetëvendosje kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj Komunës së Prishtinës. Ata e kanë …