Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Deputetët e koalicionit qeveritar kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja e Vetëvendosja

Deputetët e AAK-së, PDK-së dhe të Nismës kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja dhe Vetëvendosja lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Deputetët e pozitës nuk duan të marrin pjesë në këtë seancë.  Kryesia e Kuvendit kishte vendosur që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita të mbahet me fillim prej orës 16:00. Kjo seancë ishte  thirrur nga opozita lidhur me “Dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”. Dje ishte konfirmuar se në orën 17:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit për pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 13 shtator, 18 dhe 31 tetor, 2,7 dhe 23 nëntor 2018. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se LDK-ja ka dërguar një letër me sqarimin se dy nga 42 deputetët nënshkrues të kësaj seance nuk janë të pranishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …