Po ndërtohet muri mbrojtës te rruga e “Rraqëve” në Vraniç

Pasojat nga vërshimet e gushtit, janë evidente edhe më tej në disa fshatra të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj ashtu siç ka premtuar, po vazhdon të merret me sanimin e gjendjes dhe përmirësimin e kushteve të banorëve të këtushëm. I përkushtuar që çdo punë të kryhet mire dhe si duhet, ai vetë po inspekton punimet në shumë vendpunishte. Kështu ai ka vizituar punimet në ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën  e “Rraqëve” në Vraniç. Kryetari ka premtuar se edhe përkundër kërkesave të shumta të qytetarëve, kujdesi do të jetë në maksimum dhe se do të shqyrtohet secila kërkesë e arritur në Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …